Ronaldo thyen një tjetër rekord, fiton "Këpucën e Artë"
Cristiano Ronaldo ka marrë sot Këpucën e Artë të Evropës, që i akordohet golashënuesit më të mirë të sezonit në kontinent. Ronaldo u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2014/2015, me 48 gola, duke e fituar Këpucën e Artë për herë të katërt.

Është një rekord, sepse asnjë futbollist në histori nuk e ka fituar më parë 4 herë këtë trofe.

Më parë, ylli i Realit të Madridit e ka fituar Këpucën e Artë në vitet 2008 (31 gola me Manchester United), 2011 (40 gola me Realin) e 2014 (31 gola me Realin).

Pas marrjes së çmimit portugezi është shprehur se tashmë synimi I tij do të jet që të marrë Këpucn e pest dhe të gjasht të artë. /Albeu.com/
Shtuar më 13/10/2015, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori