E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Ronaldo tregon edhe njëherë që është i madh: Salah e meriton Topin e Artë
Cristiano Ronaldo ka folur për fituesin e mundshëm të “Topit të Artë”.

Portugezi nuk ka kursyer elozhet për egjiptianin i cili sipas tij ka zhvilluar një sezon sensacional në Premier League duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.

Ronaldo, i cili i ka ndarë me Messin nga pesë Topa të Artë secili që prej vitit 2008, shpreson se egjiptiani do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

Salah ka qenë ndër zbulimet e vitit”, ka thënë Ronaldo.

“Shpresoj se lëndimi në finale në Kiev nuk do ta mbajë jashtë Botërorit”, shtoi ai.

“Shumë njerëz flasin për betejën për Topin e Artë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, por ka edhe lojtarë tjerë që kanë shanse për t’u futur në garë. Salah natyrisht është njëri ndër ta”, theksoi Cristiano.
Shtuar më 12/06/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori