Ronaldo turpëron James-in dhe feston si i çmendur (VIDEO)
Pëlqej
Cristiano Ronaldo dhe James Rodriguez kanë krijuar një afrimitet shumë të fortë mes tyre edhe pse kolumbiani ka pak kohë që është pjesë e Real Madrid. Këtë gjë e kanë treguar edhe videot e stërvitjeve të fundit të "Los Blancos" ku ylli portugez njëherë e "përzuri" James Rodriguez nga grupi i tij i futbollistëve, kurse disa ditë më parë e ftoi atë që të stërvitej me të dhe të tjerët. Ndërsa tani "AS.com" publikon një tjetër video ku sërish protagonistë janë portugezi dhe kolumbiani.

Gjatë stërvitjes me shokët e skuadrës Cristiano Ronaldo mundi t'ia kalojë topin mes këmbëve ish lojtarit të Monacos dhe më pas festoi si të kishte shënuar një gol. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori