Ronaldo, vazhdon te jete fenomen (VIDEO)
Albeu.com
Ishte Ronaldo, Fenomeni i rikthyer në stadiumin që i përkiste dikur legjendës Pele. Sulmuesi brazilian ishte protagonist i madh i ndeshjes së parë finale të kampionatit Paulista në mes të Santos e Corinthians.Mysafirët kanë shënuar fitore me rezultat 3:1, ndërsa Ronie ka shënuar dy gola. Golin e parë të tij e realizoi në minutën e 25-të (për Corinthians më parë kishte shënuar Chicao në minutën e 10-të), ndërsa të dytin në atë të 76-të, pasi më parë Santos me Triguinho në minutën e 60-të e kishte shkurtuar avantazhin e udhëtuesve në 1:2. Në golin e tij të dytë, Ronaldo u nis nga e djathta, e kaloi Triguinhon me një driblim, duke e mposhtur portierin e Santos me një goditje me të majtën. I gjithë stadiumi, edhe pse Corinthians luante jashtë, është ngritur në këmbë për t’i dhënë ovacione ish përfaqësuesit brazilian.

“Ky stadium gjithmonë ishte i nxehtë, andaj natyrisht se nuk është e lehtë të luash. Ishte bukur të shënoja këtu, ku Pele, O Rei, ka realizuar shumë gola. I falënderoj të gjithë ata që thonë se kam realizuar një gol të bukur si ata të Peles. Sidoqoftë, unë duhet ta kryej detyrën time, të dielën e ardhshme do të jetë ndeshje e kthimit finale”, deklaroi pas ndeshjes heroi i Corinthians, Ronaldo. Edhe pse fitoi Corinthians, dominues në këtë përballje ishte ish skuadra e Peles, i cili gjendej në tribunë. Në rast se fiton ose barazon në ndeshjen e kthimit (por edhe nëse humb 0:1 ose 0:2), Corinthians do të shpallet kampion i Brazilit.


Shtuar më 28/04/2009, ora 04:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori