ZYRTARE/ FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe Evropiane
Ronaldo-Zidane një dyshe e pandashme
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka thënë se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka luajtur një rol të rëndësishëm që ai të kalojë një ndër sezonet më të mira në karrierë, 2015/16.

Zidane zëvendësoi të shkarkuarin Rafael Benitez dhe mori skuadrën gjatë janarit ku i drejtoi ata drejt triumfit të 11 në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo e përfundoi sezonin me 51 gola, duke përfshirë këtu edhe 16 në Ligën e Kampionëve, teksa triumfoi edhe në Euro 2016 me Portugalinë.
Portugezi është favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë dhe pas këtij sezoni të suksesshëm ai shprehet se qëndron Zinedine Zidane.

Zidane ishte një shembull perfekt sezonin e kaluar. Filluam keq edicionin, por erdhi ai dhe ishte si një katalizator për një ndër sezonet më të mija në karrierë”, u shpreh fillimisht Ronaldo.

“Në La Liga patëm një ecuri pozitive, fituam Ligën e Kampionëve, derisa unë më pas fitova edhe Kampionatin Evropianë me Portugalinë. Ishte një sezon i mirë për mua dhe Real Madridin, këtë mund ta arrish vetëm duke pasur një trajner të mirë, një që të inspiron”, tha më tej portugezi. /Albeu.com/
Shtuar më 27/10/2016, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori