Ronaldon tregon të vërtetën: Pse erdha tek Juventusi
Sulmuesi i ri i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka pranuar se edhe kur ishte fëmijë ëndërronte të luante për Juventusin dhe për të kishte qenë e pabesueshme pritja që i kishin bërë tifozët e kampionit italian.

Ylli portugez u largua këtë verë nga klubi madrilen për t’iu bashkuar Juventusit për 105.3 milionë euro. Ai i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje për Real Madridin.

Klub i mrekullueshëm, pikë së pari është një klub i mrekullueshëm. Që kur kam qenë fëmijë, e shikoja këtë skuadër dhe shpresoja të luaja për ta ndonjëherë. Tani, do të luaj për një klubmrekullueshëm, një nga klubet më të mëdha në botë. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Ronaldo.

“Nuk e kam një moment specifik kur vendosa të transferohem këtu. Ndër vite, kur luanim kundër Juventusit, e kisha një ndjenjë se tifozëve italianë u pëlqen Cristiano”.

“Është klubi më i madh në Itali, një ndër klubet më të mira në botë, kështu që ishte një vendim i lehtë”.

Shtuar më 11/08/2018, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori