Rooney: Capello, trajneri me i peshtatshem per Angline
Albeu.com
Ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka treguar se me ardhjen e Fabio Capellos në krye të Anglisë, përfaqësuesja ka ndryshuar tërësisht. Rooney ka treguar se regjimi i Capellos është pak i frikshëm, mirëpo sjell sukses.Rooney thotë se nuk ka trajner më të përshtatshëm se Capello për të udhëhequr Anglinë në botërorin "Afrikë e Jugut 2010".
"Unë para se të vinte Capello gjithmonë isha i mendimit se trajneri i Anglisë duhet të jetë anglez. Kur erdhi Capello në ditën e parë, ishte pak e çuditshme. Nuk dije a duhet të flasësh lirshëm me të. Dukej pak i frikshëm. Ishte çmenduri. Në fushën stërvitore, ne bënim stërvitje për tre sekonda dhe ai ndalte të gjithë dhe na thoshte 'këtu e ke vendin ti'. Ai të lëvizte vetë. Ai në fakt ka ardhur dhe ka ndryshuar gjithçka", ka thënë Rooney për "Daily Star Sunday".
Rooney ka treguar se Capello regjistron çdo stërvitje të përfaqësueses dhe më pas u tregon se ku kanë bërë gabime.
"Duhet të kesh kujdes nëse bën gabim në stërvitje. Ai xhiron të gjitha. Madje një herë Glen Johnsonin e detyroi të shikojë një xhirim të rivënies anësore për 30 minuta, pasi nuk ishte i kënaqur me të. Mua gati sa nuk më zuri gjumi. Çdo gjë duhet të jetë e përpiktë te Capello. Ne jemi të kënaqur që e kemi atë këtu. Nuk ka trajner më të mirë për të drejtuar Anglinë", thotë Rooney.
Anglia pa shumë telashe është kualifikuar në botërorin "Afrikë e Jugut 2010", ndërsa llogaritet si favorite për të fituar titullin e botës. Titullin e vetëm të botës në futboll, Anglia e ka fituar në Botërorin 1966 të mbajtur po në Angli.
Shtuar më 22/02/2010, ora 21:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori