Rooney do bëhet më i mirë në historinë e United
Trajneri i United, Sir Alex Ferguson ka thënë se lojtari i tij, Rooney mund të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e këtij klubi. Rooney momentalisht ka shënuar 156 gola me fanellën e United, diku rreth 100 më pak se Boby Charlton që ka rekordin me 249 gola.

"Rooney është vetëm 25 vjeçar, dhe unë mund të ju siguroj se ai do të jetë në top-formë për edhe pesë vite tjera".

"Ai ka mundësi të mira për tu bërë golashënuesi më i mirë në historinë e United", tha Ferguson për The Sun. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori