Rooney: Do te shihni me shume nga une
Albeu.com
Duke pranuar komplimente të shumta nga të gjitha anët për formën e tij të shkëlqyer, sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney ka pohuar se ai ka edhe më shumë nga vetja që do t’i jep futbollit në të ardhmen.
“Jam shumë i kënaqur me formën time. Mendoj se nuk kam pasur një javë më të mirë në karrierën time se kjo që shkoi”.

“Kam luajtur mirë për Anglinë dhe kam shënuar sërish për Unitedin, dhe i kemi fituar ndeshjet. Jam vërtet i kënaqur dhe shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”.

“E di se do të jem edhe më i mirë nëse vazhdoj të punoj kështu në stërvitje, dhe shpresoj se në të ardhmen do ta shihni më të mirën nga unë”, ka thënë sulmuesi anglez.
Shtuar më 20/10/2008, ora 22:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori