E FUNDIT/ Bie në greminë efektivi i RENEA-s
Rooney drejt Kinës, synon të thyejë rekordin e Tevez
Wayne Rooney ka marrë një ofertë të çmendur nga Kina, ndërsa për kartonin e tij Manchester United mund të përfitojë pak më shumë se 35 milionë euro.

Për rrjedhojë bota e futbollit do të njohë një rekord të ri, pasi do të thyhet ai i Tevezit për sa i përket pagës më të lartë. Pas një presioni të fortë dhe të vazhdueshëm nga Lindja e Largët, Rooney dhe United janë dorëzuar dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes, ndonëse nuk bëhet i ditur emri i skuadrës kineze është gati të bëjë cmedurira.

Oferta kinezë për United është 30 milionë stërlina, pra 3 milionë më shumë se shifra që paguan “Djajtë e Kuq” për t’ia rrëmbyer Evertonit në 2004-ën. Ndërsa vetë Rooney pritet të përfitojë 750 mijë stërlina në javë, ose 46 milionë euro në vit, 8 milionë më shumë se paga vjetorë e Tevez.


Shtuar më 22/02/2017, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori