Rooney e tepron, për pak sa nuk i thyen këmbën kundërshtarit (VIDEO)


Wayne Rooney është ndëshkuar me karton të kuq për herë të parë në karrierën e tij në Major League Soccer në SHBA, pas një ndërhyrjeje të tmerrshme ndaj Deigo Rossit.

Skuadra e Rooneyt DC United po humbiste 3:0 kur sulmuesi anglez u përjashtua nga loja.

Në fillim të pjesës së dytë, Rooney e humbi topin dhe si pasojë i ndërhyu tejet ashpër Rossit. Ndërhyrja e tij ishte e pafalshme dhe Rooney u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në fakt, gjyqtari Robert Sibiga së pari e ndëshkoi Rooneyn me karton të verdhë, por pasi e rishikoi incidentin në VAR, ndryshoi vendimin dhe ia tregoi të kuqin sulmuesit të DC United.

Shtuar më 07/04/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori