Rooney ironizon Van Gaalin: Nuk kishte mentalitet fitues
Wayne Rooney sulmon në mënyrë indirekte ish trajnerin e United Louis van Gaal, duke e akuzuar si një trajner që nuk ka mentalitet fituesi. Sulmuesi anglez ka dhënë një intervistë për mediat britanike duke vlerësuar punën e bërë deri më tani nga Mourinho.

"Këtë sezon jemi një grup i bashkuar dhe kjo është forca jonë e madhe. Në vitet që Mourinho fitoi titujt me Chelsea ata gjithmonë e fillonin mirë kampionatin.

Është një gjë e mirë për ne si ekip të ndjejmë më shumë besim në aftësitë tona. Jose na ka sjellë mentalitetin fitues. Jose ka sjellë mentalitetin fitues dhe lojtarët i janë përgjigjur në fushë. Është diçka që mbase na ka munguar në dy vitet e fundit…”, u shpreh kapiteni i United duke thumbuar strategun holandez.

Shtuar më 01/09/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori