Rooney: Ja çfarë mendoj për Jose Mourinhon
Wayne Rooney mendon se mentaliteti fitues i Jose Mourinhos ka sjell një impakt pozitiv në skuadrën e Manchester United. Ai beson se portugezi do ta çojë United në majën e futbollit, ashtu siç ka qenë dikur me Ferguson, raporton Albeu.

"Ai është padyshim një ndër trajnerët më të mirë dhe rekordi që ka arritur me ekipet që ka drejtuar e tregon më së miri. Mendoj se Moruinho di se çfarë t'u kërkojë futbollistëve, dhe të gjithë e dinë se çfarë do ai në fushë. Nëse bën gjënë e duhur gjëra shkojnë mjaft mirë. Ai ka një sjell në skuadër një mentalitet fitues", ka thënë Rooney për mediat angleze./albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori