Rooney: Jam duke luajtur futbollin me te mire ne karriere
Albeu.com
Golashenuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka pranuar se është i mahnitur me lojën e vet në disa javët e fundit. Rooney krahas golit të shënuar kundër Portsmouthit të shtunën e kaluar, në disa ndeshje të fundit ka tundur rrjetin e Manchester Cityt, Arsenalit dhe Hull Cityt.
Në saj të këtyre golave tashmë është në krye të listës së shënuesve më të mirë në Primera Liga , me 4 gola të shënuara më shumë se sa përcjellësi më i afërt, Didie Drogba.

"Jam në formën më të mirë në karierë, mirëpo shumë më të rëndësishëm i kam rezultatet e klubit se sa ato individuale. Po ndiej kënaqësi në lojë, sepse po ecën mirë edhe për mua edhe për Unitedin”, ka thënë Rooney duke shprehur dëshirën që kështu i saktë të jetë edhe në Afrikën e Jugut, në Kampionatin Botëror të futbollit.
Shtuar më 09/02/2010, ora 05:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori