Rooney, kapiten i United dhe Anglisë
Wayne Rooney dëshiron që në të ardhmen të bëhet kapiten i Manchester Unitedit dhe Kombëtares angleze. Sulmuesi 25 vjeç synon të mbanë të dy shiritat e kapitenit në baza të përhershme.

"Po, mendoj se do të ishte nder i madh. Kam qenë kapiten në disa takime dhe sigurisht se do te jem vazhdimisht do të ishte nder i madh për mua", tha Rooney për mediet angleze.

Të udhëheq Anglinë në Wembley do të ishte pa dyshim një ndjenjë e veçantë për Rooneyn. Por, stadiumi i ri i Anglisë nuk i ka sjell edhe aq fat ekipit dhe Rooney mendon se e din arsyen.

"Kur luajmë në udhëtim, ekipet kundërshtare luajnë më përpara pasi tifozët e tyre u bëjnë thirrje të sulmojnë. Pastaj takimi hapet dhe ne mund të tregojmë aftësitë tona".

"Por në Wembley ekipet vijnë dhe mbrohen me 11 futbollistë dhe kjo e bënë të vështirë të depërtojmë dhe duhet të kemi durim. Edhe fitoret 1-0 janë të mira", përfundoi Rooney. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori