Rooney kërkon "divorcin" nga Manchester
Wayne Rooney kërkon "divorcin" me Manchester United. Sulmuesi anglez që ka kërkuar largimin nga “Old Trafford” këtë verë, duket se po kalon momente jo shumë pozitive edhe pse “Djajtë e kuq” e kthyen në një festë fundin e 90 minutëshit kundër Swanseas, ndeshje të cilën ai e ndoqi nga tribuna.

Sipas tabloidit “The Sun”, lojtari i rritur në radhët e Evertonit ia ka kërkuar dy herë largimin teknikut skocez dhe për këtë fakt, u vërshëllye edhe nga një pjesë e tifozëve gjatë momentit që ai mori medaljen e titullit kampion.


“Nuk mendoj se Uejn dëshironte të luante, edhe për faktin se ka kërkuar të transferohet. Ai dëshiron të mendohet mirë rreth kësaj lëvizje dhe unë mendoj se po bën gjënë e duhur. E them këtë pasi nuk do ta lejojmë të largohet. Mendoj se është pak i mërzitur nga fakti se e kam zëvendësuar 2-3 herë në javët e fundit”, u shpreh trajneri Aleks Ferguson pas festimeve të titullit kampion.
Shtuar më 13/05/2013, ora 13:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori