Rooney kërkon fajle
Pëlqej
Wayne Rooney, ka kërkuar falje pasi u përjashtua nga loja me karton të kuq në fitoren 2-1 të së shtunës ndaj West Ham United.
Mbase ishte një vendim i drejtë. Unë e pashë lojtarin e West Ham duke bërë kundërsulm dhe u mundova ta thyej lojën, por e vlerësova keq”.

“Absolutisht nuk e godita djaloshin. U përpoqa ta shtyj dhe, të jem i sinqertë, ai u largua më shumë nga unë dhe kjo është arsyeja se pse këmba ime shkoi më drejt se që duhej”.

“Derisa ai e largoi topin, këmba ime u zgjat përtej dhe kjo është mbase arsyeja se pse gjyqtari e gjykoi si karton të kuq”, ka thënë Rooney, para se të konfirmojë se ai u kishte kërkuar falje bashkëlojtarëve.

“Sigurisht se e bëra atë. Mendoj se çdokush e di [se unë isha gabim]”, ka shtuar ai.
Shtuar më 29/09/2014, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori