Rooney: Van Nistelrooy u larguan nga United për shkak të Ronaldos
Sulmuesi anglez Wayne Rooney luajti disa sezone me sulmues si Cristiano Ronaldon dhe Ruud van Nistelrooy.

Ish-futbollisti i Manchester United, i cili tashmë është lojtar i skuadrës së Evertonit, ka zbuluar një të pathënë deri më tani për mediat angleze.

Futbollisti ka pohuar se sulmuesi holandez, Nistelrooy është larguar prej Unitedit pasi që kishte mos marrëveshje me portugezin, Ronaldon, i cili tashmë është lojtar i Real Madridit.

“Gjatë kohë sime te United, Van Nistelrooy shënonte gola përmes pasimeve të Ryan Giggsit dhe David Beckhamit”.

“Pastaj erdhi Cristiano në ekip dhe kjo mbaroi. Ruud kishte probleme me Cristianon. Njëri duhej të largohej dhe besoj se Alex Ferguson mori vendimin e duhur kur e largoi holandezin drejt Real Madridit”, tha sulmuesi anglez.

Megjithatë, gjatë vitit 2009 Cristiano u takua sërish me Nistelrooyn në Madrid, kur portugezi u transferua nga Djajtë e Kuq te Reali. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori