Rooney: Zvicra ekipi më i vështirë
Pëlqej
Rooney është shprehur shumë optimist për ndeshjen ndaj Zvicrës, edhe pse është i vetëdijshëm që është ndeshja më e vështirë e grupit.

“Ekziston vendosmëri (për sukses). Jemi një ekip i bashkuar dhe po punojmë shumë për të nxjerrë sa më shumë nga njëri-tjetri”.

“Kemi kualitet të madh në skuadër dhe duhet që të tregojmë cilësi së bashku”.

“Është ndeshje e mirë për t’u luajtur. Ndoshta ndeshja më e vështirë e grupit dhe ne duam që të luajmë mirë dhe të nxjerrim rezultat të mirë. Jemi të gatshëm”, u ka thënë sulmuesi i Manchester Unitedit gazetarëve.

Rooney do të jetë kapiten në këtë ndeshje. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori