Rose shpërthen ndaj Mourinhos: E dija që në fillim që nuk do më linte të luaja kurrë
Ka sjellë shumë debate tek Tottenham cështja që ka përfshirë Danny Rose e teknikun José Mourinho.

Në javët e kaluara është folur shumë për përjashtimin e mbrojtësit të krahut anglez nga zgjedhjet e portugezit, aq sa në fund rrugët e të dyve u ndanë me 29 vjecarin që u transferua tek Newcastle në janar.

Duke folur për BBC Radio 5 live, futbollisti ka dashur të bëjë qartësi mbi atë që ndodhi me trajnerin e Spurs: “Personalisht do të doja të luaja për të”, ka thënë Rose që nga ardhja e portugezit e ka parë fushën vetëm në 5 raste. “Por nuk funksionoi. E mësova, një muaj nga ardhja e Mourinho, që nuk do të luaja kurrë me të. Ishte e vështirë të stërviteshe duke e ditur se nuk do luaje sido të ishte. Besoj se nuk pata të njëjtat mundësi që patën të tjerët për të treguar vlerën time. Më vjen keq por respektoj punën e tij dhe atë që po bën atje”.
Shtuar më 08/02/2020, ora 18:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori