Presidenti i Barcelonës, Sandro
Rosell është shgprehur gjatë ditës së sotme se
Manchester City është duke u përpjekur për të "shtënë në dorë" talentet e Barcelonës. Kampionët në fuqi të Premier League-s nuk janë të interesuar vetëm për nënshkrimin e një numri lojtarësh blaugrana, por janë përpjekur të joshin edhe punonjës në
nivelet e tjera.
Klubi anglez ka tashmë për drejtor ish-drejtuesin e Barçës, Txiki Begiristain dhe Ferran Soriano, që sipas kontratës, edhe ata janë dukshëm të etur për të shtuar në kontigjentin e tyre pjesë të tjera të Barcelonës.
"
Manchester City ka nisur një ofensivë të vërtetë për të tërhequr një numër njerëzish nga Barcelona. Ne po flasim për njerëz në të gjitha
nivelet e strukturës së Barçës, jo vetëm për lojtarët. Përpjekjet e tyre kanë qenë të pasuksesshme, sepse, si të punësuarit, edhe futbollistët tanë janë të lumtur këtu. Ka pasur kontakte, por ne kemi një grup fantastik njerëzish që punon me përkushtim dhe askush nuk dëshiron të shkojë gjetiu", ka thënë
Rosell për "RAC1". /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013,
ora 17:16