Presidenti i Bacelonës, Sandro
Rosell shpjegoi për mediat spanjolle se është i detyruar të marrë vendimin për të mos lejuar hyrjen në
stadium pa biletë ose abonim të fëmijëve nën moshën 7 vjeç, për të mos rrezikuar sigurinë e tyre. Numri një i klubit katalanas shpjegoi se në parim ai vetë është kundër këtij
vendimi, por është i detyruar ta zbatojë që në "El Clasicon" e 26 tetorit që do të luhet në orën 18:00.
"Preferoj të më kritikojnë që nuk lejoj fëmijët në
stadium sesa të më etiketojnë "vrasës fëmijësh". Ekspertët e sigurisë na kanë paralajmëruar që në vend të 10 mijë fëmijë që vijnë në çdo ndeshje për "El Clasicon" parashikohet të futen në
stadium 40 mijë. Dhe në këtë rast "Camp Nou" do të mbushej me 140 mijë spektatorë", ka thënë
Rosell.
Presidenti katalanas tha se është i nevojshëm aplikimi i një ligji të vitit 2007, që përcakton qartë se çdo i pranishëm në
stadium, qoftë ky fëmijë, duhet të jetë i pajisur me biletë. Presidenti i Barcelonës iu referua precedentit të vitit të kaluar, kur gjatë sfidës së luajtur në mesditë ndaj Getafës, në
stadium ishin rreth 10 mijë fëmijë të moshës nën 7 vjeç. Ministri i brendshëm i qeverisë së Katalunjës, Ramon Espadaler, konfirmoi se kishte qenë vetë
Rosell personi që i kishte komunikuar vendimin e bordit drejtues të klubit.
Sipas tij
vendimi ishte i drejtë, pasi ndaj Realit kapaciteti i "Camp Nou" mund të kalohet me 30-40% nga prania e fëmijëve të vegjël që futën pa biletë në
stadium. Para se
vendimi i kupolës drejtuese të Barcelonës të merrte këtë vendim, hyrja e fëmijëve nën 7 vjeç në
stadium ishte kthyer në traditë familjare në Katalunjë.
Fakti që "El Clasico" do të luhet në orën 18:00 e shton edhe më tepër rrezikun e mbipopullimit të stadiumit me praninë e 40 mijë fëmijëve mbi kapacitetin e impiantit që mund të pranojë deri 98 mijë tifozë. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013,
ora 18:28