Roshi: Fitoi më i miri, bravo i qoftë Spanjës
Mesfushori sulmues i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi, ka komentuar humbjen 0-2 ndaj Spanjës.

Roshi është treguar tepër i sinqertë pas ndeshjes, por po ashtu ka thënë se dhe bashkëlojtarët e tij kanë dhënë maksimumin në fushë.

“Në fund fitoi më i miri, që ishte Spanja”, me këtë fjalë e filloi Roshi intervisten.

“Kemi bërë maksimumin, edhe pse kemi bërë dy gabime të vogla, por luajtëm ndaj Spanjës dhe bravo i qoftë”.

“Ishim të përgatitur për të qenë në mbrojte”, ka shtuar Roshi. /Albeu.com/
Shtuar më 09/10/2016, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori