Rosie Tapner, ja e dashura 18-vjeçare e Balotellit (FOTO LAJM)

Rosie Tapner
Pëlqej
Lidhja mes Mario Balotellit dhe Fanny Negueshas ka marrë fund dhe tashmë sulmuesi italian e ka gjetur partneren e re. Pas transferimit nga Milani te Liverpooli SuperMario përveç jetës profesionale duket se ka bërë ndryshime rrënjësore edhe në jetën private.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike dhe italiane, e dashura e re e Balotellit është Rosie Tapner, një vajzë shumë e bukur por mbi të gjitha shumë e re (18 vjeç), ndryshe nga lidhjet e mëparshme të italianit.

Rosie, me flokët mes biondes dhe të kuqes, sytë të qartë dhe me një trup për tu patur zili, i ka marrë zemrën Marios, shkruajnë mediat italiane.

18-vjeçarja është një ndër modelet më të njohura në Britaninë e Madhe dhe mike e ngushtë me të famshmen Cara Delevingne. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori