Rossi qetëson tifozët: Jam mirë
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Frikë për Valentino Rossin në garën e Aragonas. Piloti i Yamahas, që u përfshi në një aksident fillimisht mbeti në tokë për të evituar komplikacionet, u transportua menjëherë në klinikën e lëvizshme, por mjekët konstatuan se nuk kishte asgjë serioze. Fillimisht ai iu nënshtrua një skaneri që zbardhi gjendjen shëndetësore dhe dyshimet e para janë se piloti nga Tavullia humbi ndjenjat për pak sekonda.


Është edhe vetë ish-kampioni i botës që qetëson tifozët e tij, duke shkruar në Twitter: Çuna jam mirë, gjithçka është O.K përveç dhimbjes së kokës”. Ndërkohë, mjeku që ka ndjekur hap pas hapi zhvillimet, pohon se Rossi ka pësuar një traumë në kokë, por në aspektin neurologjik nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Gjatë ditëve të ardhshme, ish 9 herë kampioni i botës do të mbahet nën vëzhgim të rreptë nga mjekët dhe më pas pritet të dalë nga spitali spanjoll për të rinisur punën me skuadrën Yamaha. 35-vjeçari u përfshi në aksident gjatë xhiros së katërt pasi nuk arriti të kontrollonte motorin, duke përfunduar jashtë pistës

Shtuar më 29/09/2014, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori