Rossi vazhdon të tregojë burrëri me fjalët e tij: Nuk kam frikë ta përsëris se Juventus fiton Kampionatin
Daniele De Rossi foli këtë të enjte për ambiciet që ka Roma në garën për titullin kampion në Serinë A, por duke e pranuar se Juventusi mbetet skuadra favorite, pasi ka treguar vazhdimësi në sezonet e fundit.

“Kam dy vite që e them se Napoli, për mënyrën sesi luan, është e para në luftën për titull, por Juventusi është gjithmonë aty dhe duhet ta pranojmë që mbetet ekipi favorit. Nëse ka fituar 5-6 tituj radhazi, do të thotë se është skuadra më e fortë. Pastaj vjen Napoli dhe ne. Kemi humbur pikë rrugës, por tani duhet t’i fitojmë ndeshjet tona dhe t’u afrohemi më shumë kryesuesve dhe të tentojmë të arrojmë të parët.”

Risia e këtij sezoni në futbollit elitar italian ishte pa dyshim aplikimi i sistemit VAR, që De Rossi e gjykon pozitivisht.

“Nuk është ende perfekt, por do të na japë më shumë qetësi në fushë për të pranuar vendimet e gjyqtarëve. Do t’i heqë thuasje të gjitha dyshimet. Unë jam dakord me atë që ndodh në futbollin amerikan, ku arbitri madje komunikon edhe me stadiumin.” përfundoi Daniele De Rossi./albeu.com/
Shtuar më 29/12/2017, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori