Roura: Duhet të luajmë ndryshe ndaj Milanit
"E nisëm mirë ndeshjen. Patëm disa raste në fillim të saj, por Reali na goditi me kundërsulm. Në pjesën e dytë, kur po kontrollonim takimin, na goditën me një tjetër kundërsulm, ndërsa goli i tretë na rrëzoi krejtësisht. Kur humbet është e natyrshme që kërkon të ndryshosh, kështu që do të bëjmë disa ndryshime për Ligën e Kampioneve ndaj Milanit".

Këto janë fjalët e Jordi Roura, trajnerit të përkohshëm të Barcelonës, pas humbjes së katalanasve me rezultatin 1-3 ndaj Realit dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit.

Gjithsesi, Roura mendon se asgjë nuk ka humbur për ekipin e tij: "Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje. Kemi kampionatin dhe Champions League-n përpara. Duhet të jemi optimistë dhe mendoj se nuk ka vend për kritika ndaj kësaj skuadre".

Në lidhje me markimet e ashpra ndaj Messit, Roura theksoi: "Pati një rast të mirë në fillim dhe nëse do të kishte shënuar, gjërat do të kishin ndryshuar. Kur e mbrojnë mirë, skuadra stepet dhe është normale që të ndodhë kështu. Gjithsesi, duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë humbje". /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2013, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori