Roura: Ja pse e kam "frikë" San Siron
Të gjithë sot e kanë mendjen te supersfida e Champions League mes Milan dhe Barcelonës. Dikush pret surpizën e kuqezinjëve e dikush tjetër golin e rradhës të Lionel Messit. Por është edhe dikush tjetër që sa herë i kujton "San Siron" fillon e dridhet. Ai është Jordi Roura, trajneri aktual i katalanasve dhe ndihmësi i Tito Vilanovas.

"Kuqezinjtë mbeten një nga skuadrat më të mëdha të Europës, për rrjedhojë janë të frikshëm. Ndoshta unë i druhem shumë Milanit, pasi në këtë fushë jam dëmtuar 23 vjet më parë. Nuk e kuptoj se pse të gjithë flasin për këtë ndeshje sikur ne ta kishim fituar. Mesa duket harrojnë që do luajmë kundër skuadrës me më shumë tituj në Europë. Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e çuditshme, ne do të luftojmë për kualifikimin gjatë ndeshjes së kthimit. Sanchez? Nuk po kalon një moment të mirë. E ardhmja e Bojan? Tani luan te Milani, të shohim se çfarë do të ndodhë", është shprehur ndihmëstrajneri i Barcelonës. /albeu.com/



Shtuar më 20/02/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori