Roura: Mendojmë Osasunan, pastaj Realin
Ndihmëstrajneri i Barcelonës, Jordi Roura, nuk e ka zhvendosur vëmendjen larg, tek gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit kundër Real Madrid, por pas triumfit me Malagan ka nisur të bëjë llogaritë për kundërshtarin e radhës në La Liga, e cila është skuadra e Osasunas.

Pas kualifikimit për në gjysmëfinale, ai deklaroi: "Unë nuk preferoj të flas për Real Madrid, me të cilin do të diskutojmë gjysmëfinalen e kupës, pasi paraprakisht kemi për të luajtur kundër Osasunës në kampionat, të dielën", tha ndihmësi i Tito Vilanovas.

Ndërkohyë, lojtari i Malagës, Joaquin, pranoi se ishte vetëm çështje kohe para se Barcelona të kalojë në epërsi dhe të udhëheqë ndeshjen e së enjtes: "Ne jemi mbajtur për aq kohë sa mundeshim, por Barça ka një ekip të jashtëzakonshëm, me lojtarët më të mirë në botë", përfundoi ish mesfushori i Valencias. /albeu.com/

Shtuar më 25/01/2013, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori