Jordi roura beson se
Real Madrid pavarësisht problemeve që ka kaluar është një kundërshtar kompetitiv dhe se do të synojë sulmin e parë ndaj Barcelonës. Ky është komenti i parë i
Jordi Rouras në konferencën për
shtyp përpara sfidës së parë gjysmëfinale të Copa del Rey me
Real Madrid. Madje ndihmësi i Tito Vilanovës thekson se në "Santiago Bernabeu" Barça do të zbresë vetëm për fitore.
"Ne do të përpiqemi të jemi vetvetja, pasi nuk kemi mënyrë tjetër për të luajtur. Shkojmë për të fituar dhe për të demostruar forcën tonë. Nuk do të ndryshojmë asgjë dhe do të mundohemi të imponojmë mënyrën tonë të të luajturit. Pres një
real të fortë dhe superkompetitiv pavarësisht sezonit që ka zhvilluar në kampionat. Reali ka mënyrën e vet të të luajturit e bazuar në karakteristikat e futbollistëve që ka", u shpreh në konferencën për
shtyp ndihmësi i Tito Vilanovas.
Gjithashtu numri një aktual i stolit të blaugranave thekson se dëshiron shumë që Barcelona të jetë në finale edhe pse kjo nuk është e lehtë.
"Do të dëshiroja shumë të fitonim këtë ndeshje dhe të kalojmë në finale, por sinqerisht ju them se është e vështirë. Janë ndeshje që vendosen nga detajet, teksa kujtoj që ata fituan superkupën e spanjës pasi kishin edhe fatin me vete", vijoi
Jordi Roura.
Lajmi i mirë për
Jordi Rouran është rikthimi në ekip pas pezullimit i qendërmbrojtësit Gerard Pique. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2013,
ora 17:09