Roura: Në Valencia vuajmë përherë
Jordi Roura pasi e ka cilësuar sfidën me Valencian si shumë të rëndësishme, ka mbrojtur sjelljen e Lionel Messit në "Santiago Bernabeu". Zëvendëstrajneri ka preferuar të mos e komentojë zhurmën e mediave kryeqytetase për akuzat ndaj sulmuesit 25-vjeçar.

"Leo luajti shumë mirë dhe na ndihmoi të bënim lojën tonë. Pështyma? Nuk duam të komentojmë zhurmën e medias. Na pret një ndeshje e vështirë në "Mestalla", sepse në fushën e Valencias ka qenë gjithnjë e vështirë. Ka shumë fusha të vështira, por "Mestalla" ka qenë historikisht e tillë. Pas mbërritjes së Valverdes, Valencia ka arritur pesë fitore dhe dy humbje", deklaroi përpara ndeshjes asistenti i Vilanovës. /aëbeu.com/



Shtuar më 03/02/2013, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori