"Është fakt që me Undiano Mallencon kemi numrat më të dobët krahasuar me arbitrat e tjerë. Ne e kujtojmë ende mungesën e tij të tolerancës në finalen e kupës në vitin 2011 (ndëshkoi Di Marian me të
kuqe). Por ne i urojmë fat. Shpresojmë që të bëjë një ndeshje të mirë, sepse Barcelona do mendojë vetëm për Realin".
Jemi mësuar që fjalë të tilla t’i thotë Jose Mourinho sa herë ka një "El Clasico", por kësaj here polemikat për arbitrat i bën ndihmëstrajneri i Barcelonës, Jordi
Roura.
Në prag të
ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, asistenti i Vilanovës është ndalur jo pak te gjyqtari i
ndeshjes, nën drejtimin e të cilit katalanasit kanë humbur edhe të vetmen ndeshje këtë kampionat (ndëshkoi Pique me të
kuqe në humbjen 3-2 me Sociedadin në janar).
"Ne shpresojmë që vendimet e tij të mos vendosin fatin e
ndeshjes. Çdo klasike është e vështirë për t’u drejtuar për shkak të rivalitetit të madh, por ne shpresojmë që ajo të mos dalë përtej limiteve sportive", shtoi
Roura. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013,
ora 13:06