Rrahmani: I lumtur që luaj kundër skuadrës më të mirë shqiptare!
Pëlqej
Edhe pse ka qenë për dy vite pjesë e Partizanit, Amir Rrahmani nuk ngurron ta cilësojë Skënderbeun si skuadrën më të mirë shqiptare.
Mbrojtësi ka qenë sot para mediave në konferencën për shtyp përkrah trajnerit Cvitanoviç, ku ka theksuar se ekipi i tij do të bëjë maksimumin në këtë ndeshje.

“Jam i lumtur që luaj kundër skuadrës më të mirë shqiptare, ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën në këtë takim. Na ndan vetëm një ndeshje nga faza në grupe e Ligës së Europës”, tha mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i cili vazhdon të insistojë se fjalët në intervistën e tij janë keqkuptuar, edhe pse regjistrimet e fjalëve të tij tregojnë të kundërtën.

“Para ndeshjes së parë kam thënë se do të ishte e vështirë, e them edhe tani. Skënderbeu është një skuadër e mirë prej shumë kohësh, por ne kemi ardhur këtu për t’u kualifikuar në Ligën e Europës”, është shprehur mbrojtësi. /albeu.com/


Shtuar më 23/08/2017, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori