Rrahmani: Kumbulla më i fort se De Ligt
Futbollisti i Veronës dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë të gjatë për “L’Arena” , ku ka folur për dyluftimin e humbur me Ronaldon, Marash Kumbullën, skuadrën e tij Veronën dhe objektivat e saj për këtë sezon si dhe për klubin e ri Napolin, skuadrën e tij Veronën dhe objektivat e saj për këtë sezon si dhe për klubin e ri Napolin.

“Goli i Ronaldos kundër Veronës – Megjithëse Ronaldo tregoi se sa kampion i madh është me golin që shënoi kundër nesh, unë mund ta kisha mbuluar më mirë.

Grupi i bashkuar – Ndihem shumë komod me të gjithë shokët e skuadrës. Jemi një grup i madh dhe jemi të angazhuar të gjithë. Kam marrëdhënie shumë të mirë me Kumbullën, Radunoviçin dhe Gynterin.

Kalimi në verë të Napoli – Në Kosovës shkruajnë se transferimi im të Napoli është më i shtrenjti në historinë e vendit tim, por unë nuk po mendoj për këtë gjë. Jam lojtar i Veronës dhe jam i vendosur ta veshë këtë bluzë dhe të luajën në mënyrën më të mirë.

Individët më të mirë te Verona – Mendoj se Veloso është futbollisti jonë më i mirë, Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm kundër Juventusit në Torino. Kumbulla është njësoj i fortë si De Ligti? Mbase dhe më shumë”, përfundoi futbollisti i Veronës dhe lideri i Kosovës Amir Rrahmani.
Shtuar më 14/02/2020, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori