Pas Elseid Hysajt një tjetër futbollist shqiptar i
Napolit ka mposhtur koronavirusin.
Bëhet fjalë për kapitenin e përfaqësueses së
Kosovës, Amir Rrahmani i cili u infektua gjatë grumbullimit me përfaqësuesen e
Kosovës dhe pas 2 javësh në karantinë do të jetë i gatshëm për
skuadrën e kaltër dhe trajnerin Gattuso duke filluar nga ndeshja e kësaj të entjeje në
Europa League ndaj AZ Alkmaar, pasi në tamponin e fundit ka rezultuar negativ.
Mbetet për t’u parë nëse Gattuso do t’i japë minuta Rrahmanit në ndeshjen e radhës në
Europa League, edhe pse kjo duket e vështirë duke patur parasysh që mbrojtësi kosovar ende nuk ka debutuar me
skuadrën jugore në këtë sezon as në Serie A e as në Europë.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 15:33