Rrahmani optimist: Ndihem si në shtëpi ndaj Kroacisë
Pëlqej
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani në konferencë për media ka thënë se ndihet si në shtëpi në përballjen e nesërme ndaj Kroacisë.

Siç dihet, Rrahmani mbron ngjyrat e Dinamo Zagrebit dhe ndeshjet në shtëpi i zhvillon në Maksimir, aty kur do të luajnë Kroacisë me Kosovën në kualifikimet për Botëror, raporton Koha Ditore.

Ai pret një ndeshje të vështirë, por thotë se ekipi është i fokusuar për ta zhvilluar në nivel të mirë ndeshjen ndaj Kroacisë.

“Normalisht, e dimë që kemi një ndeshje të vështirë kundër Kroacisë, që është një prej ekipeve më të mira në Grup. Një ndeshje e fortë, Kroacisë i duhen pikët për vendin e parë që dërgon direkt. Ne do të fokusohemi të luajmë një ndeshje sa më të mirë që të jemi sa më të fokusuar dhe të shohim. Për mua është privilegj dhe kënaqësi të luaj këtu, pasi luaj me Dinamon dhe ndihem si vendas, pasi kjo mund të jetë shtëpia ime e dytë”, thotë Rrahmani. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori