Rrahmani: Po të ishim një kombëtare, do t'i trembnim të gjithë
Dinamo e Zagrebit ka fituar edhe këtë sezon titullin kampion në Kroaci.

Pjesë e gjigandëve kroat, është edhe mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me Kosovës, Amir Rrahmani i cili në një prononcim për ‘Supersport’, u shpreh se do të ishte një Kombëtare e frikshme nëse Kosova dhe Shqipëria do të kishin një ekip të vetëm.

Sakaq, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij duke treguar se dëshirë ka që të transferohet në Gjermani, ndërkohë që ka uruar edhe Partizanin, duke thënë se titullin kampion që pritej prej kohësh, e ka merituar këtë sezon.

“Është mirë të jesh kampion. Kemi dy vite që po fitojmë kampionatin dhe kemi fituar edhe Kupën e synojmë ta marrim edhe këtë sezon. Besoj se jemi ekip shumë më i fortë se në të kaluarën pasi kemi përforcime dhe tani shohim nga Kupa dhe Europa. Mendoj se ky është sezoni im më i mirë personalisht.

Shqipëria apo Kosova? Është luftë për pozicione. Nëse do të ishim një Kombëtare, do të ishim të frikshëm për çdo kundërshtar.

Nëse klubi është i gatshëm të më shesë, besoj se Gjermania është destinacioni më i mirë për mua.

Partizani? Do të doja që të isha edhe unë aty pasi jam gëzuar për këtë titull se e ka pritur gjatë dhe ia uroj pasi e ka merituar Partizani”, tha Rrahmani.
Shtuar më 22/04/2019, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori