Amir
Rrahmani, titullar në sfidën që Napoli e fitoi ndaj Empolit në Kupën e Italisë, foli pas takimit për Rai-n, duke theksuar se
skuadra e tij kishte zhvilluar një ndeshje të
shkëlqyer:
"Është gjithmonë e vështirë në Kupë, shumë
skuadra duan të shkojnë sa më larg në këtë garë. Ne ishim pak të hapur, por, në fund të fundit, kemi zhvilluar një ndeshje të
shkëlqyer. Çfarë na tha Gennaro Gattuso në dhomën e zhveshjes? Gjëja e rëndësishme është që kaluam raundin. Tani jemi në çerekfinale, ku do të përballemi me ekipet më të forta."
Rrahmani më pas foli edhe për ndeshjet e kampionatit, teksa theksoi se
objektivi parësor është renditja mes katër skuadrave më të mira:
"Të gjitha ndeshjet janë të vështira, por kundërshtarët cilësorë gjithmonë ta bëjnë jetën më të vështirë. Ne punojmë për të luajtur ndeshjen tonë dhe për të ecur përpara, vlen edhe për kampionatin. Po zhvillojmë një kampionat atipik dhe duhet të rikuperojmë ndeshjen me Juventusin. A është titulli
objektivi ynë? Ne e dimë që duhet të futemi të paktën në katërshen e parë, por kurrë nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë. Do të shohim ndeshje pas ndeshjeje."
Shtuar më 14/01/2021,
ora 08:18