Rrahmani tregon pse nuk luan te Napoli
Amir Rrahmani sot luajti titullar ndaj Shqipërisë, kombëtarja që dikur a qenë edhe e tij, kur ka veshur fanelën kuqezi.

Sot është Kosova dhe pas ndeshjes së humbur në Elbasan foli për RTSH Sport.

“Të përfaqësosh shtetin tënd është ndjenjë që nuk përshkruhet. Me Shqipërinë është ndeshje e madhë edhe pse pa tifozë. Shpresoj që të fitojmë me Slloveninë. Nuk e mendon askush që të shkojmë në Ligën D. Këtë gjë duhet ta vërtetojmë në ndeshjet e radhës”.

Më pas, zbulimi pse qëndron në stol te Napoli, edhe pse ishte investim jo edhe aq i vogël. “Napoli ka investuar te mua që kur më bleu. Kishin plan shitjen e Koulibaly, por koronavirusi ndikoi dhe gjërat shkuan ashtu siç shkuan.

Më kanë thënë që jam pjesë e rëndësishme e ekipit dhe besoj se shumë shpejt do të vijë momenti. Kisha oferta nga Celtic dhe Standard, por në fund firmosa te Napoli, ky ishte hapi më i rëndësishëm në jetën time”, u shpreh Rrahmani

Shtuar më 11/11/2020, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori