Rrahmani zbulon synimet pas Napolit
Amir Rrahmani ka filluar stërvitjet me klubin e Veronës për tu rikthyer në ndeshjet e mbetura të Serie A.

Ylli nga Prishtina do të jetë edhe një muaj pjesë e kësaj skuadre dhe më pas do të bashkohet me Napolin, ku ka nënshkruar që në janar.

Por mbrojtësi kosovar synon që pas Napolit të luaj edhe për një skuadër më të madhe, ku dëshira e tij është Premierliga.

"Napoli ka filluar të interesohet për mua nga muaji shtator dhe besoj që nëse paraqitem mirë te kjo skuadër atëherë mund të luaj edhe me një skuadër më të madhe. Shpresoj në një transferim në Angli në Premierligë", ka thënë Rrahmani në emisionin "Natën me Fatmir Spahiun".

Rrahmani është nga futbollistët më të mirë që ka Kosova dhe i treti në listën e më të vlefshmëve në Transfermarkt.
Shtuar më 20/05/2020, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori