Rrëfehet Abazaj: Në Kroaci skuadrat luajnë në mbrojtje
Kristal Abazaj duket se ka rilindur te ekipi i Osijekut në Kroaci. Ai debutoi me një gol, duke i mundësuar fitoren ekipit të tij. Në një rrëfim për “Ora News” anësori i kombëtares sonë ka zbuluar të më shumë për aventurën e tij të re, por edhe për kohën e kaluar me Anderlehtin.

• Debutimi me gol

“Nuk është se e kisha menduar, sepse nuk e prisja të aktivizohesha kaq shumë minuta. Trajneri, duke parë ecurinë e lojës vendosi. Jam i lumtur për shënimin e golit, na u shpërblye mundimi. Aq më tepër që fituam me një gol timin. Edhe pse nuk e prisja një performacnë të tillë, pasi kisha vetëm 2 ditë që stërvitesha me ekipin rregullisht, pasi një ditë bëra stërvitje të diferencuar. Mbas ndeshjes më uruan për golin”

• Koha te Andrelechti

“Kam qenë diku te 6 javë i dëmtuar në fillim të kampionatit. Ecuria e ekipit ishte e mirë, ku skuadra po arrinte të fitonte ndeshjet dhe nuk po i jepej hapësira lojtarëve të tjerë, pasi kur fiton ekipi nuk mund të gjykohet. Vazhdova stërvitjen normalisht si të gjithë. Besoj se nuk është e gjitha për fajin tim, pasi besoj se ka arsye nga më të ndryshmet, por ai moment ka kaluar tashmë”

• Marrdhënia me trajnerin

“Me trajnerin kisha një marrdhënie si çdo lojtar. Kisha diçka më shumë madje, pasi ishte ai që më mori te Anderlehti. Para se të firmosja kam ndenjur 2 orë në zyrë me trajnerin. Pastaj ekipi filloi të kishte lëkundjet e saj. Janë një klub që duam të fitojnë gjithmonë, që të dalin kampion dhe të jenë në Champions. Këtë vit besoj se janë keq. Kanë ndikuar të gjitha, por siç e thashë kam një respekt për atë klub. Kam arritur të mësoi shumë gjërat. I falendëroj të gjithë, duke filluar nga presidenti sepse janë sjellë mirë me mua.”

• Kroacia

“Menaxheri im e ka mundësuar kalimin atje, pasi Anderlehti në fillim nuk po negocionte me asnjë. Thjesht thoshte se skuadrën e gjen klubim. Ne kishim 2-3 kërkesa por nuk gjetëm gjuhën e përbashkët me Anderlehtin. Dua ta falënderoj menaxherin tim sepse ka bërë një përpjekje të madhe që të vij këtu. Madje deri diku ka bërë luftë me klubin, në kuptimin e mirë. E kemi vuajtur të dy bashkë mos aktivizimin tim te Andrelehti”

• Kombëtarja

“Lojtari shihet në bazë të minuta. Trajneri ka të drejtë, por unë do të vazhdoj të punoj dhe shpresoj që sa më shpejt të marr minuta nga fillimi. Zgjedhjet e trajnerit duhen respektuar”

• Belgjika apo Kroacia

“Ndaj Anderlechtit, kundërshtarët janë të gatshëm të japin më shumë se mundësitë që kanë. Në Belgjikë të fitosh kundër Anderlehtit është një diçka shumë e madhe. Kampionati belg është më shumë fizik edhe besoj se ka hapësira më shumë se në Kroaci. Ndërsa, në Kroaci, me çfarë vura re në ndeshjen e parë pashë se skuadrat luanin shumë në mbrojtje. Besoj se është vështirë t’i hapësh deri kur t’i shënosh. Pasi të arrish t’i shënosh besoj se ke më shumë hapësira. Osijeku, krahasuar me Anderlehtin ka diferencë të madhe. Besoj se për mua është zgjedhja perfekte, pasi më nevojiten minuta dhe Osijeku ka dëshirën për të luajtur në Europa League. E kanë dëshmuar edhe vjet, kur ishte edhe Erosi këtu. Është një klub me ambicie dhe besoj se do të bëjmë mirë”, përfundoi Abazaj. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori