Rrëfehet Bare: Pas kartonit të kuq kam kaluar ditë të vështira
Keidi Bare kërkon të tregojë gjithë potencialin e tij futbollistik te Malaga, ekip në të cilin u transferua nga Atletiko Madridi. Në një intervistë për prestigjiozen “AS” mesfushori ka treguar shumë detaje interesante për sa i përket edhe jetës jashtë futbollit. Bare ka arritur të fitojë vendin e titullarit te Malga.

Bare2

“Nuk e prisja një fillim të tillë. Erdha për të ndihmuar skuadrën, por po luaj si titullar. Dua të falënderoj stafin dhe shokët e skuadrës pasi më kanë ndihmuar gjithmonë. Çdo futbollist do të donte të ishte këtu ku jam unë” shprehet fillimisht Bare.

Spanja

“Isha vetëm 14 vjeç dhe u testova për 4 ditë te Atletiko Madrid. Më vonë shkova në Gjeorgji një javë në një turne ku isha mesfushori më i mirë. Pasi rregullova disa dokumenta në Shqipëri, u ktheva te Aletiko Madrid ku kam kaluar 5 vite. Ishte një eksperiencë e mirë pasi u rrita me Atletikon dhe i falënderoj pasi mësova shumë”

• Debutimi me Atleticon

“Ishte një takim ndaj Guijuelos por nuk mund të luaja sepse kisha një karton të kuq me Atletico Madrid B. U ndjeva shumë keq. Kam udhëtuar me skuadrën. Më vonë kisha mundësinë të debutoja në La Liga, kundër Las Palmas. Nuk më zinte gjumi, luajta përkrah Gabi, Fernando Torres…”

• Malaga

“Menaxheri im më njoftoi dhe i thashë “po”. Jam një djalë i ri, dua të bëj gjëra pozitive në jetë. Kam nënshkruar për tri vite me Malagan. E shoh veten këtu për shumë vite, por së pari duhet të punoj mirë. ”

• Kartoni i kuq

“Kalova 6 muajt më të tmerrshëm të jetës sime dhe jam penduar shumë pasi unë nuk jam ai lloj personi. Para 2 ose 3 muajsh u takova sërish me arbitrin dhe i kërkova falje. Tani ndihem më mirë. Kur erdha këtu erdha si rezervë dhe nisa të luaja për të kapur ritmin. Ndihem mirë”, përfundoi Bare. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori