Rrëfehet Behrami: Pse e refuzova Juven
Valon Behrami
Mesfushori zviceran me origjinë shqiptare, Valon Behrami, refuzoi që të transferohej tek Juventusi, pavarësisht një oferte të rëndësishme që pati gjatë merkatos së janarit.

Juventusi ishte një mundësi e madhe për mua”, tha Behrami për mediat italiane. - Megjithatë, jam i lidhur me Fiorentinën dhe nuk mund të largohesha ndërsa skuadra është duke përjetuar një moment të keq në kampionat. Ky klub më bën të ndihem i rëndësishëm. Tashmë në skuadër ka një shpirt të ndryshëm dhe po luftojmë për një objektiv të rëndësishëm, rikthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit”, rrëfeu Behrami.

Sipas fjalëve të tij, një tjetër arsye për refuzimin e mundësisë për të qenë kampion i Italisë është përshtatja e shkëlqyer me qytetin e Firences.

Aktualisht, Fiorentina renditet në vendin e dhjetë të kampionatit të Serisë A, me 28 pikë pas 21 javësh të luajtura. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2012, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori