Rrëfehet Casillas: Ja e vërteta e konfliktit me Mourinhon
Rrëfehet Iker Casillas. Pas një heshtjeje të gjatë spanjolli vendos të flasë hapur mbi marrëdhenien e tij me ish teknikun Jose Mourinho, duke u shprehur se ende ndihet i lenduar që "Special One" e pati etiketuar atë si tradhëtar dhe spiun.

Polemika mes teknikut të Chelsea-t dhe portierit të Real Madrid ishte ajo më e zjarrta gjatë tre viteve qëndrimi në kryeqytetin spanjoll të Mourinhos. Marrëdhenia mes tyre, siç tregon Casillas, pati ditët e saj të mira, por situata e fortë e rivalitetit me Barcelonën e Pep Guardiolës dhe veprimet e shëmtuara të portugezit e disa lojtarëve të tjerë madrilenë frymezuar nga ky i fundit, çoi në prishjen e marrëdhënieve mes tyre.

"E respektoj Mourinhon dhe pohoj me bindje se është një trajner i madh, në fillim ëdo gjë shkonte mirë, deri në momentin kur nisi dhe konflikti me Barcelonën. Mourinho me dërgoi një mesazh duke më lënë në stol dhe une menjëherë reagova, ishte një taktikë e sukseshme sepse më bëri që të punoja më shumë. Kujtoj se zhvillova një bisede me Xavin dhe Puyol ku i'u kërkova që t’i jepnim fund gjithë atij mllefi që ishte krijuar mes lojtarëve të Real Madrid dhe Barcelonës, sepse ishim duke përcjellë nje imazh shumë të shëmtuar, por falje nuk i kërkova askujt. Më pas mësova se kjo e kishte xhindosur Mourinhon. Atij i pëlqen që ti flasësh hapur dhe unë Sergio Ramos e Cristiano Ronaldo kemi qënë gjithnjë shumë të sinqertë me të", është shprehur Casillas për "Canal +".

Portieri i Real Madrid vijoi duke shtuar se edhe pse e humbën komunikimin ruajtën respektin për njeri-tjetrin. Por reportazhi i bashkëshortes se tij mbi klimën jo të mirë në dhomat e zhveshjes së madrilenëve vetëm sa e përkeqësoi situatën. Casillas u akuzua se i kishte dhënë asaj informacione sensistive mbi situatën delikate të skuadrës.

"Ky ishte vetëm nje justifikim për të më sulmuar sepse Sara nuk artikuloi asgjë më shumë se sa atë që flitej dhe pohohej nga të gjithë. Situata degjeneroi sepse dy javë me pas u etiketova si tradhtar dhe spiun. Ishte një periudhë e errët. Edhe sot ndihem i fyer dhe i lëndur. Gjithsesi kam bindjen se Mourinho dhe Presidenti Perez nuk e besuan këtë", përfundoi Iker Casillas. /albeu.com/.

Shtuar më 07/10/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori