Rrëfehet Grezda: Nuk po e besoja kur më telefonoi Gerrard
Talenti i Kombëtares, Eros Greza, i cili u transferua së fundmi te Glasgow Rangers i Stiven Gerrard ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol”, ku foli për transferimin te skuadra skoceze dhe zbuloi se si e kontaktoi legjenda e Liverpoolit për tu bërë pjesë e skuadrës së tij.

• Telefonata e Stiven Xherard…

"Javën e kaluar ndodhi gjithçka shumë shpejt, më kishin ndjekur për një kohë të gjatë dhe nuk e dija. Më kontaktoi direkt Stiven Gerrard në telefon, nuk i besoja në fillim, por pastaj e pashë që biseda po bëhej serioze dhe akordi u arrit shumë shpejt.

"Kur erdha në Skoci, pashë ambientin, qendrën, ngela pa fjalë. Është një klub i madh me histori, kanë 50 mijë shikues pavarësisht se me kë luajnë. Me Gerrard nuk isha takuar asnjëherë më parë, vetëm kur më mori në telefon. Kur erdha në Skoci më takoi personalisht, ishte një përshtypje e parë shumë e mirë, njeri i mirë, i thjeshtë dhe më tregoi projektet. Ka shumë besim te unë, pret shumë nga unë.

• A ke folur me Panuccin për transferimin te Rangers, të ka uruar ai?

"Kam kontaktuar me Panuccin dhe ai ishte ndër personat e parë që e ka marrë vesh për interesimin e Rangers. Patjetër që më ka uruar. Flas vazhdimisht me Panuccin, sepse do të dijë për gjendjen time, për shkak se unë nuk kam luajtur asnjë ndeshje këtë sezon.

• Rikthimi në ekipin Kombëtar pas dëmtimi…

"Për Kombëtarën do jap edhe gjënë e fundit. Gjithmonë jap maksimumin dhe do të jep. Mezi pres ato ndeshjet e Kombëtares, janë një ndjenjë komplet ndryshe nga ato me klubet. Gjithmonë kërkoj shumë më shumë. Dua të përsërisim sukseset e vitit 2016, ky është qëllimi ynë i vetëm.

• Kur do të shkosh në Skoci?

"Të hënën do marrë vizën për lejen e punës, të martën do vij në Tiranë", përfundoi Grezda. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori