Rrëfehet Hyka: Trajneri më i mirë në Kombëtare për mua ka qenë Baric
Jahmir Hyka ka folur në një intervistë për karrierën e tij dhe për kombëtaren. Futbollisti ka treguar për vështirësitë dhe momentet e bukura që ka kaluar në karrierë.

“Ekipi im i parë ka qenë Dinamo. Nga 8-16 vjeç kam luajtur me Dinamon. Më pas u largova nga vendi dhe bëra një provë në Norvegji, E kalova provën dhe aty nisi karriera ime profesioniste. Muajt e parë kanë qenë të vështira, por ishte eksperiencë që më ndihmoi të rritesha si futbollist dhe si njeri”. tha ai

“Më pas, kalova në Greqi, me Olimpiacosin. Nuk luajta dot rregullisht dhe u ktheva te Tirana. Pas një viti mjaft të mirë, shkova te Mainzi në Gjermani. Nuk isha gati për atë nivel pasi isha shumë i ri. Kështu, u transferova te Luzerni në Zvicër, ku kam kaluar momentet më të mira personale dhe profesionale”, rrëfen Hyka.

“E kam provuar debutimin që në moshën 18-vjeçare dhe ishte eksperiencë shumë e bukur. Debutova me trajnerin Otto Baric, në një ditë me shi në Shkodër, kundër Maqedonisë. Baric më dha mundësinë për të luajtur me kombëtaren dhe për mua ai ka qenë më i miri”.

Shtuar më 12/12/2017, ora 21:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori