Rrëfehet Igli Tare: Me Guardiolën flas akoma, Baggio anti-futboll
Igli Tare është padyshim një nga shqiptarët më të suksesshëm në botën e futbollit. Në një rrëfim special për “RTSH”, drejtori sportiv i Lazios, tregon për ecurinë e tij dhe arritjen në majat e futbollit. Nga fëmijëria deri te sukseset me Lazion.

“Nostalgji pafund për klubin Partizanin, për atë fëmijëri shumë të bukur që kam kaluar. Në atë periudhë gati 8-9 vjeçare që kam pasur mundësi të luaj dhe të punojë me trajnerë si Luki Shaqiri dhe Muç Fagu. Më vonë Starova e Lika. Ka qenë një eksperiencë shumë pozitive që më ka ndihmuar shumë në karrierën time.

• Ju vjen keq për kompleksin që nuk ekziston?

“Kanë ndryshuar shumë gjëra, një nga ato që ka ndryshuar është edhe klub sportiv. Nuk duhet të futem te çështjet politike. U mërzita shumë kur e mora vesh lajmin që ambienti i klubit sportiv qe kthyer në qendra banimi.

• Transferimi në Itali…

“Ka qenë lëvizje e dëshiruar. Për çdo futbollit kampionati italian ka qenë një ëndërr e madhe. Kam ardhur në moshën 27-vjeç. Një emocion i jashtëzakonshme. Nuk kam për të harruar kurë ndeshjen debutuese ndaj Milanit, me fanellën e Breshias.

“Në atë periudhë imazhi i shqiptarëve nuk ishte i mirë. Na dinin të shkurtër dhe të zinj. Ishte një habi e madhe për të gjithë. Kur spikeri tha emrin tim u çuditen. Ishte përgjegjësi e madhe për mua, për t’ia dalë me sukses”.

Konkurenca me Luka Tonin- “Atë vit luanim bashkë në sulm, dhe në fund fare ia dola unë të isha titullar.

Tekniku Carlo Macone – “Macone është legjendë e futbollit italian. Trajnerët po ndryshojnë shumë gjera. Ishte trajner i shkollës së vjetër italiane. Shumë i vrazhdë në marrëdhënie, por shumë prezent. Nëpërmjet tij kam filluar që të njoh aspektin e vërtetë të fjalës profesionist. E kujtoj gjithmonë me shumë nostalgji.

Baggio dhe Guardiola – “Impakti i parë negativ. Në atë periudhë Breshia ishte skuadër e madhe. Luante, Pirlo, Guardiola, Luka Toni. Gjëja më e çuditshme që vura re, ka qenë fakti që ishin njerëz shumë të thjeshtë. Ajo thjeshtësia i bëntë akoma më të mëdhenj. Kam miqësi flasim me mesazhi. Sidomos me Guardiolën. Kemi një mik të përbashkët.

“Ai bën urën lidhëse. Me Baggion kam folur 2-3 herë. Është një njeri që është komplet anti-futboll. Që në atë kohë ka qenë njëri i lidhur shumë me gjuetinë. Është një gjuetar profesionist. Ka një farmë një Argjentinë. Edhe në periudhën kur ishim bashkë, vëmendja e tij ishte fokusuar te gjuetia, futbolli ishte anti-stres", përfundoi Tare. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori