Rrëfehet Iniesta: U largova nga Barcelona sepse e kuptova që erdhi momenti
Andres Iniesta po shijon Japoninë, futbollin, kulturën e saj dhe po zbavitet. Mesfushori i madh është pjesë e Visel Kobes që nga vera e kaluar, por ai nuk e harron kurrë Barcelonën e tij.

"Nuk kam patur kurrë probleme me Barcelonën dhe jam ndjerë gjithmonë i rëndësishëm. Vendosa të largohem, sepse e kuptova që erdhi momenti. E ndjeja që kisha dhënë gjithçka për klubin. Kam lënë shpirtin tim aty. Vendimi për të ndryshuar ekip, shtet, ambicie dhe objektiva u mor nga zemra dhe trupi im.

Nëse do të varej nga unë, do të rikthehesha. Nuk e dimë se çfarë na rezervon e ardhmja, por do doja të kisha mundësinë për t’u kthyer dhe për të bërë diçka që mundem. Mund të transmetoj gjithçka që kam mësuar në këto vite. Peng? Vetëm fakti që nuk kam fituar më shumë Champions. Njerëzit janë zbavitur me atë që kemi bërë ne."

Shtuar më 05/04/2019, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori