Rrëfehet ish-lojtari i Real Madridit: Pija deri sa më binte të fikët
Pëlqej
Ish-lojtari i Romës Cicinho ka rrëfyer problemet e tij me alkoolin gjatë periudhës kur aktivizohej me fanelën e Real Madridit.

Të luash te Merengues duhet të jetë momenti më i mirë i karrierës së një futbolisti, por për Cicinhon kjo eksperiencë ka qenë një dramë e vërtetë. Kjo për faktin se ish-mbrojtësi i verdhekuqve ka qenë viktimë e problemeve me alkoolin.

“Kur mbërrita te Real Madridi situata më doli nga duart. Pija deri sa më binte të fikët. Isha një i alkoolizuar sepse nuk më mjaftonte vetëm një birrë. Pija shumë, gjithë ditën dhe natën. Ka ndodhur që të më pikaste edhe ndonjë gazetar”, tregoi për Cicinho për “Fox Sports”.

“Kur i shikoj sot ndihem në siklet. I kam bërë i ndikuar nga alkooli, mendoja se do të më sillnin paqe por nuk ndodhi kështu.

“Këto gjëra nuk kurojnë asnjë lloj depresioni, përkundrazi e përkeqësojnë. Gjithçka të duket e tmerrshme dhe alkooli nuk ndihmon aspak”, përfundoi ai.

Cicinho ka luajtur për Real Madrid-in nga 2005 deri më 2007-ën përpara se të transferohej te Roma. 37-vjeçari luan aktualisht me ekipin e Brasiliense në Brazil.
Shtuar më 15/05/2018, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori