Rrëfehet Klopp: Mane dukej si reper kur u takova për herë të parë me të (VIDEO)
Jurgen Klopp deklaroi se nuk i kishte lënë përshtypje të mira takimi i tij i parë me Sadio Manen sepse senegalezi dukej si reper.

Mane arriti në Liverpool vetëm një vit pas Kloppit dhe është kthyer në njërin prej lojtarëve kyç të gjigantit anglez.

Por, Mane kishte qenë në radarin e Kloppit edhe para vitit 2016, derisa e kërkonte te Borussia Dortmundi.

Sidoqoftë, Klopp kishte vendosur që të mos e transferonte senegalezin në Gjermani.

“Më kujtohet takimi im i parë me Sadion. Ishte në Dortmund. Ishte një djalë shumë i ri i ulur aty”, u shpreh Klopp.

“Ai dukej si një reper në fillimet e tij. Unë mendova: ‘Nuk kam kohë për këtë’. Ekipi ynë atëkohe nuk iste i keq”, shtoi gjermani.
Shtuar më 08/04/2020, ora 21:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori